Policia bastis shtëpinë dhe klinikën e mjekut të Diego Maradonës
Dritare.net
Policia në Argjentinë ka kontrolluar shtëpinë dhe klinikën private të Leopoldo Luque, mjekut të legjendës së futbollit Diego Maradona i cili vdiq katër ditë më parë.
Ata po përpiqen të përcaktojnë nëse ka pasur neglizhencë në trajtimin e futbollistit, një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave.
Maradona, vdiq nga një sulm në zemër në moshën 60-vjeçare, në shtëpinë e tij në Buenos Aires.
Vajzat e Maradonës thuhet se kanë kërkuar të dinë se çfarë mjekimi ishte përdorur për babain e tyre.
Maradona kaloi me sukses një operacion në tru në fillim të nëntorit dhe do të trajtohej për varësinë nga alkooli.
Ai ishte kapiten kur Argjentina fitoi Kupën e Botës 1986, duke shënuar golin e famshëm "Dora e Zotit" kundër Anglisë në çerekfinale./L.F-dritare.net