
Plazhi i Semanit, destinacioni që duhet të zgjidhni për pushimet e verës!
E Diel 5 Korrik 2020, 22:10
Dritare.net
Plazhi i Semanit në Fier është një nga destinacionet shumë të frekuentuara nga turistët në verë.
Edhe këtë vit, plazhi i Semanit është një nga zgjedhjet e qytetarëve për të pushuar në rërën e pastër e të imët dhe hapësirën e gjerë të bregdetit.
Vit pas viti numri i pushuesve shtohet duke qenë se edhe rruga është rregulluar, ku për pak kilometra gjen një vend perfekt për të pushuar.
Në fotot e sjella nga LSA shihet që çadrat janë vënë në distancë me njëra-tjetrën duke respektuar rregullat e Covid-19.
Deti është i cekët dhe i pastër dhe shumë i përshtashëm për pushime familjare e me fëmijë.
Për ata që nuk kanë qenë kurrë, patjetër duhet të shkojnë./E.B-dritare.net

















