Plator Nesturi emërohet prefekt i qarkut të Vlorës
E Enjte 9 Janar 2025, 21:09
Dritare.net
Plator Nesturi është emëruar prefekti i ri i qarkut të Vlorës. Vendimi është marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave dhe mban firmën e kryeministrit Edi Rama.
“Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave vendosi: Plator Nesturi emërohet prefekt i Qarkut të Vlorës. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare.", thuhet në njoftim.
Ky pozicion kishte mbetur vakant që pasi Vangjel Tavo u zgjodh kryebashkiak i Himarës./K.C/dritare.net