
Plagosja në Kavajë/ Vjen reagimi i parë nga PS: Ngjarja nuk ka lidhje me politikën, autorët të vihen para drejtësisë!
Dritare.net
Partia Socialiste ka reaguar për plagosjen e ndodhur në zyrën elektorale të PD këtë të hënë në Kavajë. Kandidati i PS-së për deputet në këtë qytet, Etjen Xhafaj, kërkon që autori të vihet para drejtësisë dhe ngjarja të mos politizohet.
“Ngjarje si kjo e sotmja nuk përfaqësojnë kulturën dhe qytetarinë e Kavajës. Jam i bindur se ngjarja nuk ka lidhje me politikën dhe ne që garojmë për zgjedhjet e 25 prillit duhet të jemi të parët që jo vetëm ta dënojmë aktin e sotëm, por edhe mos ta politizojmë këtë ngjarje. Zgjedhjet duhet te jenë festë dhe kështu do të jenë në Kavajë e gjithë Shqipërinë. Autoritetet duhet të veprojnë me shpejtësi dhe autorët duhet të vendosen një orë e më parë para drejtësisë”, shkruan Xhafaj në një postim në Facebook./M.M-dritare.net

















