Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Plagosi 5 persona në xhami/ Rudolf Nikolla: Jam përndjekur për 1 vit, i njoh me fytyra!

Plagosi 5 persona në xhami/ Rudolf Nikolla: Jam përndjekur për 1

Rudolf Nikolla doli sot para Gjykatës së Tiranës, pasi u arrestua për plagosjen e 5 personave në xhaminë “Dine Hoxha” në Tiranë. Gjykata vendosi arrest me burg për Nikollën.

Në dëshminë e tij, Nikolla tha se është përndjekur prej një viti dhe i njeh me fytyra ata që e përndiqnin.

“Jam përndjekur për 1 vit, i njoh me fytyrë ata që më kanë përndjekur . Shteti duhet ta dijë. Kjo që bëra s’është normale por me kanë përndjekur ata për 1 vit. Ne spital kam ndenjur 3 jave por pasi mora ilaçet dola.”,- tha Nikolla./K.C/dritare.net