Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Pjerin Ndreu kundër aktit normativ: Ata që e kanë bërë, nuk e dinë ç'do të thotë të prishet dasma!

Pjerin Ndreu kundër aktit normativ: Ata që e kanë bërë,

Kreu i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka reaguar për aktin normativ që ndalon dasmat dhe ndëshkon të gjithë bizneset që organizojnë dasma.

Ndreu thotë se në Tiranë, Shkodër, Durrës e Vlorë, askush nuk mund t'i ndaloje dasmat, ndërsa vijon duke thënë se ata që e kanë shkruar aktin nuk e dinë ç'do të thotë të prishet dasma.

"Jam pro shqetesimit te pronareve te lokaleve te dasmave ne Lezhe. Qe ka diskriminim me qytetet e tjera eshte krejt e qarte. Gjithkush e di se dasmat ne Shkoder, Tirane, Durres, Vlore etj. nuk i ndalon askush. Shqetesimi yne eshte adresuar disa here. Dikush do dale te thoje se Akti Normativ thote kete dhe ate. Po dakord, po njelloj per te gjithe. Ose nje protokoll me numer te limituar pjesmarresish, sepse eshte shume e rende ti ndalosh dasmen tjetrit. Ata qe i shkruajne ca gjera si duket se kane haberin se ca dmth me te prishe dasmen…"-shkruan ndreu./ I.M-Dritare.net