Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Pesë arsye pse humbet kënaqësia seksuale!

Pesë arsye pse humbet kënaqësia seksuale!

Gjendja e organeve funksionale të përfshira në aktin seksual, nivelet e duhura të hormoneve dhe aftësia për t'u eksituar seksualisht nuk garantojnë në vetvete seks të mirë. Faktorë të tjerë të ndryshëm mund të krijojnë mjaft probleme. Le të shohim se cilët janë ata.

Probleme në marrëdhënie

Tensioni dhe distanca emocionale mund të dëmtojnë jetën seksuale të një çifti. Konfliktet që nuk lidhen me seksin, të tilla si financat ose çështjet që përfshijnë fëmijë, mund të jenë në rrënjë të një problemi seksual, ndërsa në mënyrë të ngjashme, ekziston mundësia që një çështje seksuale të ndikojë negativisht në aftësinë e një çifti për të komunikuar dhe për të vazhduar pa probleme marrëdhënien.

Ankthi për performancën

Një person mund të shqetësohet aq shumë për performancën e tij seksuale saqë seksi nuk është më i këndshëm apo i mundur. Ankthi i performancës bëhet më i zakonshëm si për meshkujt, ashtu edhe për femrat teksa i afrohen moshës 50-vjeçare.

Imazhi i trupit dhe vetëvlerësimi

Ka shumë gjëra që mund ta bëjnë një person të ndihet më pak tërheqës, veçanërisht kur plaket, kur… graviteti fillon të luajë një rol të madh në imazhin e trupit. Lindja e fëmijëve, dieta e varfër, shtimi në peshë apo rrallimi i flokëve janë gjithashtu gjëra që mund ta bëjnë një person të ndihet më pak të dëshirueshëm. Këto ndjenja zvogëlojnë ndjenjën e intimitetit ose dëshirës që krijon dashuria dhe ka të ngjarë të pengojnë një person të nisë ose t'i përgjigjet provokimit seksual.

Pritjet dhe përvojat e kaluara


Seksualiteti është një shtysë e natyrshme që na shoqëron që nga lindja. Megjithatë, ato që formësojnë perceptimet tona rreth seksit është familja jonë, kultura e vendit ku jetojmë, kultura fetare, masmedia dhe bashkëmoshatarët që na rrethojnë. Për disa njerëz, kjo gjendje krijon një imazh të shëndetshëm të seksit, ndërsa për të tjerët ndërlikon marrëdhëniet seksuale.

Stresi dhe ndryshimet e stilit të jetesës

Stresi dhe lodhja mund të zvogëlojnë menjëherë dëshirën tonë seksuale. Stresi ka të ngjarë të vijë nga çdo drejtim, siç janë problemet me fëmijët, shqetësimet financiare, prindërit e moshuar, problemet shëndetësore, problemet e karrierës dhe më shumë. Kërkesat e shtuara dhe konkurruese mund të pengojnë një çift nga zhvillimi i aspekteve të ndryshme të marrëdhënies së tyre, qofshin ato seksuale apo të tjera./dritare.net