Përse i mbante Enver Hoxha nëndetëset që ishin në Pashaliman!
Dritare.net
Ilir Mati, gazetar në pension erdhi sot në Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTv foli për punën si oficer dhe inxhinier në bazën e Pashalimanit gjatë komunizmit. Ai tregon se ka punuar për riparimin e nëndetëseve që ishin në Pashaliman.
“Unë kam punuar 25 vjet në Flotën Luftarake Detare, si oficer dhe inxhinier, në Bazën e Pashalimanit. Unë kam punuar në uzinën për riparimin e nëndetëseve. Ishim katër inxhinierë që merreshim me këtë punë. Shteti shqiptar kujdesej për nëndetëset dhe kishte format e veta se si i zgjidhte punët. Për riparimin e nëndetëseve kishte marrëdhënie me Republikën e Kinës.
Ne që punonim me nëndetëset dinim një gjë. Që këto nëndetëse nuk do shkonin kurrë në luftë. Ato ishin vetëm një mjet i fuqishëm propagande që në qoftë se ato nëndetëse ishin operacionale në det tregonin se Shqipëria ishte një vend i zhvilluar. Ato ishin operacionale deri në vitin 1992. Nuk kishim për të qëlluar ndonjëherë me ndonjë silur. Këto ne i dinim, që punonim në kushtet e Luftës së Ftohtë.”, tregon gazetari në DritareTV./K.C/dritare.net