
Përplasi për vdekje 15-vjeçarin në Fier. I riu largohet nga vendngjarja!
E Premte 24 Qershor 2022, 08:08
Dritare.net
Një 15-vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin e Fierit, në orët e para të mëngjesit të sotshëm, si pasojë e një aksidenti rrugor mbrëmjen e kaluar.
Rreth orës 22:00, në aksin rrugor Hamil-Dërmënas, duke drejtuar automjetin tip “Audi” një 29-vjeçar ka përplasur 15 vjeçarin, banues në Hamil, i cili po udhëtonte me biçikletë.
Sipas policisë, shoferi i “Audi-t” është larguar nga vendngjarja pasi përplasi të miturin, megjithatë arratia e tij nuk zgjati për shumë, pasi 29-vjeçari është arrestuar nga policia./Xh.Xh/dritare.net

















