
Përplasi me makinë të renë. Policia arreston 19-vjeçarin Breçani!
Dritare.net
Jehon Breçani, 19 vjeç, djali i ish-zëvendësdrejtorit të Policisë Tiranë, Erzen Breçani, i është komunikuar sot arresti me burg, pas aksidentit që u regjistrua pasditen e djeshme në rrugën "Xhanfize Keko", ku mbeti e plagosur rëndë 23-vjeçarja Xhesina Gega.
Breçani përplasi me makinë dje 23-vjeçaren Xhesina Gega, e cila ka mbetur pa njërën këmbë dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën në spital. E reja i është nënshtruar një operacioni në spitalin e Traumës, dhe aktualisht ndodhet në terapi intensive në gjendje kritike për jetën.
Përplasja ka qenë e fortë dhe identifikimi i 23-vjeçares u bë me shumë vështirësi për shkak të plagëve të marra.
Jehon Breçani humbi kontrollin e makinës dhe u përplasur fillimisht me murin, më pas me një pemë dhe më pas ka goditur 23-vjeçaren që ndodhej në trotuar./dritare.net

















