Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Përplasen tre makina në Elbasan-Peqin, humb jetën një 43-vjeçare

Përplasen tre makina në Elbasan-Peqin, humb jetën një

Një 43-vjeçare ka humbur jetën pas një aksidenti të ndodhur në aksin Elbasan-Peqin.

Policia njofton se në fshatin Murras mjeti tip " Skoda", me drejtues shtetasin A.I.,rreth 45 vjeç, banues në Kuçovë, Berat është përplasur me mjetin tip "Skoda" me drejtues shtetasin N.H., si dhe me mjetin tip "Benz" me drejtues shtetasin R.B., banues në Maqedoninë e Veriut.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasja G.I.,43 vjeçe, banuese në Kuçovë, Berat e cila ishte pasagjere në mjetin tip "Skoda", si dhe janë plagosur të tre drejtuesit e mjeteve,jashtë rrezikut për jetën./ I.M-Dritare.net