
Përndjekës, më futesh në dush me zor! Aldo sherr me Livian: O rrush i zi
Dritare.net
Aldo dhe Livia kanë patur sot një debat me njëri-tjetrin në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”, ku nuk munguan as ofendimet.
Teksa Livia po qëndronte me Tirin, Eglin dhe Krisën, pranë saj shkoi edhe Aldo, të cilin banorja e quajti ‘përndjekës’.
Ajo i tha që të largohej por ai iu kundërpërgjigj: “Nuk pyes njeri unë, unë mund të ulem këtu dhe nuk të pyes ty”.
“Të kam thënë për rri larg, ça je ti? Më futesh në dush me zor”, ia pret Livia.
Pjesë nga debati:
Livia: Unë nuk ia var, ky i shkreti s'e di.
Aldo: Ça the o Livia, o rrush i zi, erdhi dhelpra te rrushi.
Livia: Nuk të dëshiroj këtu.
Aldo: Ti nuk më ndalon të rri këtu.
Livia: E kam thënë dhe herë tjetër, që dua që ti të më rrish larg.
Aldo: Nuk e vendos ti këtë, e dashur, janë dhe katër vetë të tjerë këtu, po të ishe vetëm mund të të respektoja.
Livia: Asnjëri s’të do.
Aldo: Nuk pyes njeri unë, unë mund të ulem këtu dhe nuk të pyes ty
Livia: Përndjekës.
Aldo: Kjo je ti shpirti?
Livia: Të kam thënë për rri larg, ça je ti? Më futesh në dush me zor.
Aldo: Se ishte dushi privat.
Livia: Ti që pretendon se jam unë te Zarfi i Zi, të thirrën te dhoma e rrëfimit dhe nuk u përgjigje, Zarf i Zi.
Aldo: Shpifëse.
Livia: Përndjekës./K.C/dritare.net

















