Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Përmbytjet rrezikojnë vendin/ 5 qarqeve u kërkohet të kalojnë në gatishmëri!

Përmbytjet rrezikojnë vendin/ 5 qarqeve u kërkohet të

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u ka dërguar shkresë zyrtare 5 prefekturave pasi në veri-perëndim dhe në jug të vendit priten stuhi dhe reshje të mëdha shiu, të cilat mund të shkaktojnë përmbytje të vendit.

Në një njoftim të ministrisë së Mbrojtjes thuhet se është kërkuar gatishmëri e të gjitha strukturave të pushtetit lokal dhe të merren masa parandaluese për zonat më të rrezikuara.

AKMC, agjencia në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes, u ka dërguarshkresë prefekturave Shkodër, Lezhë, Fier, Vlorë, Gjirokastër.

Sipas AKMC, zonat që rrezikojnë të preken më shumë Shkodra, Dibra, Malësia e Madhe, Kruja.

AKMC ka apeluar ndaj prefekturave që të vlerësojnë zonat më të rrezikuara nga përmbytja, dhe të marrin masa për popullsinë.

Gjithashtu është bërë apel që pushtetet lokale të caktojnë vende të sigurta, në rast se duhet të bëhet evakuimi i zonave të banuara, dhe u është kërkuar prefekturave që të kalojnë në gatishmëri të gjitha strukturat e pushtetit lokal./ I.M-Dritare.net