Përmbytjet në Shqipëri. Reagon Ambasada Amerikane
Dritare.net

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar lidhur me situatën e përmbytjeve në Shqipëri, duke bërë të ditur se po monitoron nga afër zhvillimet në të gjithë territorin e vendit.
Përmes një njoftimi zyrtar, ambasada u bën thirrje të gjithë shtetasve amerikanë që ndodhen në Shqipëri të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht në zonat e rrezikuara nga përmbytjet, të cilat sipas saj po përkeqësohen.
"Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë vazhdon të monitorojë përmbytjet në të gjithë vendin dhe u bën thirrje të gjithë shtetasve amerikanë të tregojnë kujdes në zonat e rrezikuara nga përmbytjet, të cilat po përkeqësohen. Disa zona në të gjithë vendin janë nën urdhër evakuimi. Përmbytjet mund të ndodhin pa paralajmërim, ndërsa reshjet e shiut mund të shkaktojnë mbylljen e rrugëve për shkak të përmbytjeve ose rrëshqitjeve të dheut. Shtetasit amerikanë në Shqipëri që kanë nevojë për ndihmë mund të gjejnë më shumë informacion këtu: https://al.usembassy.gov/weather-alert-emergency-message.../", thuhet në reagimin e ambasadës./K.C/dritare.net