
Përkujtohet Konferenca e Pezës/ Këtë vit, asnjë festë!
Dritare.net
Sot përkujtohet 78-vjetori i Konferencës së Pezës, një ngjarje historike që hodhi themelet e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, ku bëri bashkë shqiptarët pa dallim feje, krahine, ideje.
Për çdo vit, kjo ditë e gjen Pezën në festë, një pikëtakim për të rinjtë e të moshuarit, që vijnë nga çdo cep i vendit. E pazakontë, është ta shohësh fshatin sot bosh, pa vizitorë. Por normale, në një ditë si kjo kur pandemia ka pushtuar botën.
Sot në Pezë, përveç një ceremonie përkujtuese, nuk do të ketë festime. Policia ka krijuar post-blloqe në hyrje të Pezës, që në mbrëmjen e kaluar, nisur nga fakti që festimet vitet e shkuara zgjasnin tre ditë.
Koncerti i përvitshëm, nuk do të mbahet sivjet, ndërsa uniformat blu, kanë pushtuar vendin për të shmangur çdo lloj grumbullimi./L.F-dritare.net

















