
Përhapja e koronavirusit/ Paralajmërimi i zyrtarëve shëndetësore në SHBA: Ky është vetëm fillimi!
Dritare.net
Burimi: BBC
Zyrtarët shëndetësorë në të gjithë SHBA-të kanë shprehur shqetësim të madh për aftësinë dhe vullnetin e vendit për të ngadalësuar dhe dhënë fund pandemisë. Tashmë SHBA-ja ndodhet në një situatë të vështirë për shkak të Covid-19 pasi vijon të përhapet gjithnjë edhe më shumë. Më shumë se 40,000 raste me virus u regjistruan vetëm këtë të martë. Shtimi i rasteve po detyron shumë shtete të SHBA-së të rikthejnë izolimin, informon dritare.net
Dr.Anne Schuchat, zëvendësdrejtoresha e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) paralajmëroi që SHBA-ja nuk po përgjigjet si vendet e tjera që kanë treguar sukses në kontrollin e virusit, por ka lejuar të hapet më shumë në shoqëri.
“Ne nuk jemi në situatën e Zelandës së Re ose Singaporit ose Koresë, ku një rast i ri të identifikohet, me shpejtësi fillon gjurmimi i kontakteve dhe izolimi i njerëzve që janë të sëmurë. Ne kemi shumë viruse në të gjithë vendin tani për tani, kështu që është shumë dekurajuese. Ky është me të vërtetë vetëm fillimi.”, shtoi Dr.Schuchat./K.C/dritare.net

















