
Përgjigja epike e Obamës, kur pyetet a ka frikë nga familja e tij!
Dritare.net
Barack Obama mund të ketë qenë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por rezulton se nuk ka asgjë që e frikëson më shumë se sa vajza e tij, Sasha. Kur u pyet në një intervistë me Jimmy Kimmel, nëse ishte i frikësuar nga familja e tij e rrethuar me femra, përgjigja ishte epike.
"Kam frikë nga Sasha, arsyeja është sepse ajo është një mini Michelle. Ajo ka të njëjtën pamje, të njëjtin qëndrim. Është si ajo", tha me humor Barack.
Vajza tjetër Malia, është më shumë si Barack. Kështu ai e ka në anën e tij.
"Malia është më shumë si unë temperament," zbuloi Barack.
"Ne jemi si vegjetarianët, ata janë si gjuetarët", shtoi me shaka Barack, duke thënë se shpesh janë vajzat dhe Michelle, që bëjnë humor me të.
Ai gjithashtu ndau një histori zbavitëse, ku vajzat e tij, kishin planifikuar të maskonin babain e tyre, ndërkohë që ai ishte president për të vizituar një kopsht zoologjik. Por kur e ndanë këtë plan me mamanë e tyre, ajo tregoi pse kjo nuk mund të funksionojë:
"E vetmja mënyrë që babai të mos njihet, është të operojë veshët", kishte thënë Michelle me shaka./L.F-dritare.net

















