Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Përgjatë pandemisë punonjësit e administratës do të punojnë nga shtëpia

Përgjatë pandemisë punonjësit e administratës do

Për shkak të pandemisë së koronavirusit, punonjësit e administratës mund të punojnë tani nga shtëpia. kjo është bërë tashmë zyrtare me anë të një rregulloreje të miratuar javën e shkuar në një pjesë të mirë të institucioneve ndërkohë që një model është dhënë edhe nga Departamenti i Administratës Publike. Ky rregull nuk është për të gjithë, pasi përjashtohen ato kategori që nuk mund ta kryejnë punën e tyre online. Në rregullore thuhet se:

“Në përcaktimin e nëpunësve/punonjësve që mund të punojnë në distancë online institucionet duhet të bazohen në: a) Vlerësimin e llojit të detyrave që ushtrojnë nëpunësit/punonjësit; b) Evidentimin e rasteve të nëpunësive/punonjësve me patologji të ndryshme, të cilët janë më të rrezikuar në rast infektimi nga COVID-19; c) Evidentimin e nëpunësive/punonjësve që kanë në kujdestari fëmijë deri në moshën 14- vjeç ”.

Sigurisht punonjësit që do t'u lejohet të punojnë nga shtëpia u duhet të zbatojnë disa rregulla si të qëndrojnë online gjatë gjithë orëve të punës dhe të informojnë çdo ditë për detyrat e realizuara./L.F-dritare.net

Përgjatë pandemisë punonjësit e administratës do