
Përfundimi i ndërtimit të aeroportit të Kukësit/ Rama poston videon nga punimet!
E Martë 23 Shkurt 2021, 07:07
Dritare.net
Ndërtimi i aeroportit të Kukësit po ecën me ritme të shpejta duke vazhduar punën në disa fronte, për t’u bërë e mundur që të jetë gati dhe në funksion në afatin e premtuar. Mëngjesin e sotëm, kryeministri Rama ka postuar një video ku ka sjellë në fokus pamjet nga kantieri i ndërtimit të aeroportit.
Mirëmëngjes! Dhe me punën që vazhdon për përfundimin e aeroportit të ri ndërkombëtar në Kukës, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama krahas videos./M.M-dritare.net

















