Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Përfshihet nga flakët kabina elektrike, humb jetën një person!

Përfshihet nga flakët kabina elektrike, humb jetën një

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak pas mesnatës, ku një person ka humbur jetën pasi një kabine elektrike u përfshi nga flakët.

Policia thotë se ka qenë ora 00:10 kur në rrugën e “Kavajës”, është përfshirë nga flakët një kabinë elektrike dhe si pasojë ka ndërruar jetë një shtetas ende i paidentifikuar.

Ky person sipas policisë dyshohet se ishte futur në kabinë për të fjetur.

“Më datë 18.01.2025, rreth orës 00:10, në rrugën e “Kavajës”, është përfshirë nga flakët një kabinë elektrike dhe si pasojë ka ndërruar jetë një shtetas ende i paidentifikuar,i cili dyshohet se ishte futur në kabinë për të fjetur.Punohet për identifikimin e tij”, thote policia./E.P-dritare.net