
Për herë të parë që nga 1995 prokuroria kërkon dënim përjetë për një grua në Shqipëri!
Dritare.net
Prokuroria ka kërkuar për herë të parë që nga 1995 burgim të përjetshëm për një grua.
Bëhet fjalë për Hysnie Hoxhallarin, e cila në 22 janar 2018 vrau në mënyrë barbare bashkëshortin e saj dhe vjehrrën, dhe më pas i dogji ata.
U duk si një vdekje aksidentale, pas një zjarri të rënë në banesë, por gjithçka ndryshoi kur provat çuan në një vrasje gjakftohtë.
Nënë e bir, Olsi dhe Selkie Hoxhallari u qëlluan me sëpatë nga nusja, pasi ata kishin zbuluar një marrëdhënie jashtëmartesore të Hysnies, e më pas ajo i kishte vënë flakën shtëpisë, që gjithçka të ngjajë një aksident fatkeq.
Prokuroria ka kërkuar burg të përjetshëm për të akuzuarën, dhe të dashurin e saj, Kasem Pirjasi i cili ka kërkuar që të shpallet i pafajshëm pasi ai nuk e ka kryer krimin./ I.M-Dritare.net

















