
Për familjen mbretërore, këto janë krishtlindjet më të pazakonta!
Dritare.net
Periudha e festive e gjen familjen mbretërore, gjithmonë të bashkuar. Por jo këtë vit. Krishtlindjet e 2020 do të festohen nga ata, jo më bashkë, por secili me familjen e e tij.
Kate dhe William me tre fëmijët e tyre do të qëndrojnë në Norfolk. Mbretëresha dhe Princi Philip do të qëndrojnë në Windsor.
Dhe Harry, Meghan me Archie do të kalojnë Krishtlindjet e tyre të para në Kaliforni.
Sezoni i festave do të jetë shumë i ndryshëm këtë vit për Mbretërit e Anglisë. Traditat dhe festat, nuk do të jenë të njëjta. Mësohet se Kate ka thënë se fëmijëve u mungon gjyshja e madhe, por rregullat për to janë si të gjithë të tjerët.
Më parë këtë javë, qeveria britanike njoftoi se deri në tre familje mund të takohen në shtëpi nga 23 në 27 dhjetor./L.F-dritare.net

















