
Pensionistët protestë para Kryeministrisë: Kërkojmë rritje të pensioneve!
E Mërkurë 30 Tetor 2024, 10:10
Dritare.net
Pensionistët po protestojnë sot para Kryeministrisë. Kjo është protesta e dyta brenda javës, ku të moshuarit kërkojnë rritje të pensioneve në kufirin e pagës minimale dhe minimum jetik.
“Pa pension jam unë dhe gruaja. Vij nga Shkodra. Nuk mund t’u biem më në qafë fëmijëve. Këta janë kriminelë”, tha një i moshuar.
Ndërkohë një ish-minator kërkoi që qeveria të rishikojë Statusin e Minatorit.
“Kemi dalë këtu për të drejtat tona. Jam minator i Memaliajt dhe sot marr një pension qesharak. Kërkojmë të drejtat tona për rritjen e pensioneve. I bëjmë thirrje qeverisë të shikojë statutin e minatorëve”, tha ai./M.K-dritare.net

















