Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Pëllumb Xhufi: Turqia, vend mik, nuk mund të bëhet hasha prej Erdoganit!

Pëllumb Xhufi: Turqia, vend mik, nuk mund të bëhet hasha prej

Historiani, Pëllum Xhufi ka deklaruar se Turqia ka qenë dhe vazhdon të mbetet vend”mik”. I ftuar në një lidhje të drejpërdrejtë nga një studio televizve, ai ka theksuar nuk mund të bëhen gjykime tani që është Erdogani në pushtet, për ta bërë “hasha” Turqinë. Ai është përplasur me ish-atashun ushtarak në Ankara, Hajro Limajn lidhur me pozicionin e Turqisë për shqiptarët dhe sa të rëndësishme apo të rrezikshme mund të jenë politikat e Erdoganit për popullin shqiptar.“Pavarësisht, vendosjes së kundërt, Turqia ka qenë një vend që veçohej, marrëdhëniet me të veçoheshin edhe nga diktatori Enver Hoxha dhe ai, jo pa arsye, këë vend që ishte vend anëtar i NATO-s dhe ishte në pararojë të NATO-s, siç është dhe sot, popullin e saj e quante popull mik, dhe sot nuk mund të gjykojmë meqë është Erdogani në pushtet, Turqinë ta bëjmë “hasha”, ka thënë Xhufi. Nga ana tjetër Limaj e ka kundërshtuar duke theksuar se politika e Erdoganit e kërcënon Shqipërinë.“Marrëdhëniet me shtetet nuk ndërtohen mbi bazën e atij që qeveris sot, prandaj edhe Greqia është konsistente në politikën e saj ndaj Shqipërisë”, ka përfunduar historiani/M.M-dritare.net