Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Pediatria e re e Tiranës, Rama: Uau!

Pediatria e re e Tiranës, Rama: Uau!

Kryeministri Edi Rama bashkë me Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, inspektuan Pediatrinë e re në QSUT. Manastirliu tha se ka përfunduar faza e para e projektit të Pediatrisë së Tiranës, ndërkohë që do të pajiset me të gjitha aparaturat e nevojshme për të ofruar standardet më të larta të shërbimit.

“Kemi përfunduar fazën e parë të projektit të madh të Pediatrisë së Tiranës, ku godina e re tashmë ka përfunduar investimin. Mezi është pritur ky investim. E para, sepse rrit kapacitetet e pediatrisë. E dyta, sepse vendos në një standard më të lartë shërbimin. Dhe praktikisht kjo është një godinë tërësisht e re, që lidhet me godinën tjetër, e cila dhe ajo i nënshtrohet, në fazën e dytë, rehabilitimit tërësor”, tha Manastirliu.

Kryeministri Edi Rama, duke vlerësuar investimin e ri, tha se modeli i autonomisë spitalore që do të fillojë të zbatohet në Spitalin Memorial Fier, do të shtrihet në të gjithë vendin.

Pediatria e re e Tiranës, Rama: Uau!

“Qenka për ‘uau’, me standardet më të larta. Për nga cilësia, është njësoj si Spitali i Fierit. Ne do t’ua rrisim pagën prapë 40% në këto vite që kemi përpara. Por ajo që do t’iu sjellë shumë me tepër, është autonomia spitalore, që përfundimisht spitalet do të vetëadministrohen. Edhe Ministria e Shëndetësisë thjesht do të rrijë në nivelin e politikave edhe të administrimit të burimeve njerëzore. Ndërkohë që gjithë pjesa e funksionit do të jetë funksion i brendshëm. Kështu do të ndodhë ajo që ka ndodhur në Turqi edhe në vende të tjera, që paga pastaj bëhet pagë sipas punës. Kemi filluar punën me turqit për gjithë legjislacionin e ri. Por do ta diskutojmë me ju. Do të fillojmë procesin e diskutimit për të pasur një qartësi. Ndërkohë që nuk do ta fillojmë në gjithë territorin. Do të fillojme më spitalin e Fierit dhe gjatë këtyre 4 vjetëve, ta kthejmë komplet shëndetësinë publike, në shëndetësi autonome”, u shpreh Kryeministri Edi Rama. Korpusi Pediatrik do të ketë 200 shtretër dhe do ti shërbejë rreth 130 mijë fëmijëve që marrin shërbim çdo vit./L.F-dritare.net