Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

PD çon në SPAK Taulant Ballën dhe 42 të tjerë: Mbledhje e kartave të identitetit dhe vjedhje votash!

PD çon në SPAK Taulant Ballën dhe 42 të tjerë:

Gazment Bardhi, drejtuesi politik i PD-së në Elbasan ka kallëzuar në SPAK drejtuesin e PS-së në këtë qark Taulant Ballën dhe disa persona të tjerë, duke pretenduar se po mbledhin karta identiteti të qytetarëve dhe po u blejnë votat. Në deklaratë për shtyp, Bardhi tha se në total 43 persona kanë ngritur skemën ndërsa i bën thirrje SPAK-ut që të veprojë më shpejtësi, t’i shërbejë ligjit dhe interesit publik, duke proceduar penalisht personat e përfshirë në këtë skemë.

"Edhe 13 ditë na ndajnë nga dita ku secili prej jush do të ushtrojë pushtetin dhe përgjegjësinë e tij për të ardhmen e familjes dhe fëmijëve tuaj. Që nga dita e parë unë personalisht, ekipi dhe strukturat e Partisë Demokratike, jemi angazhuar për të garantuar vullnetin tuaj të lirë, vendimmarrjen tuaj të pandikuar nga kërcënimet dhe paratë e pista të krimit dhe korrupsionit. Gjatë javës së fundit, për shkak se kanë kuptuar braktisjen masive nga shumica dërrmuese e qytetarëve të Elbasanit, pasi ja keni thënë në sy vendimin tuaj se në 25 Prill do të votoni për ndryshimin, Taulant Balla ka ngritur një rrjet kriminal për mbledhjen e kartave të identitetit dhe blerjen e votave. Jam sot në këtë komunikim me ju, për të njoftuar se pas evidentimit të të gjitha rasteve, kemi dorëzuar dosjen e plotë me të dhëna pranë SPAK ndaj disa shtetasve për veprat penale “Grup i Strukturuar Kriminal”, “Pengimi i subjekteve zgjedhore”, “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, “Marrja ose përdormi i paligjshëm i dokumenteve të identifikimit”, dhe “Shpërdorimi i autoritetit policor”.

Disa nga shtetasit e kallëzuar në SPAK, janë:
· Taulant Balla, organizator i skemës
· Gjergj Luca në zonën Labinot Fushë dhe Labinot Mal.
· Aurel Kaja ka ngritur një rrjet personash, që bën shpërndarjen e parave në këmbim të votës për Partinë Socialiste.
· Ardian Peqini në Lagjen e “Kinezëve” dhe tek zona e njohur si “Isllat”.
· Dashamir Myzeqari në lagjen e njohur si “tek Çerdhja”.
· Artan Firaku, Gëzim Rusi dhe Xhevahir Njelina tek lagja “5 Maji.
· Ledi Hoti (Ledian) dhe Arben Veseli ne Bradashesh.
· Arjan Sinani ne zonen e 11 Nëntori dhe zonën e quajtur “Harqet – Firakasit”.

· Dhurata Mata në lagjen “Emin Matraxhiu”.
· Gentian Sharra në zonën e Bradasheshit dhe Fushë Mbretit.
· Themistokli Bebi në lagjen “Clirimi”.
· Tit Muzhaqi dhe Gent Derzeza në lagjen 11 Nëntori.
· Arian Ibershimi në lagjën “Dyli Haxhire”.
· Met Peqini (Meti Tujës) dhe Tit Caka, në lagjen e njohur si “Rruga e re e Trenit”.
· Shaqir Prroi, Donald Varfi dhe Shyqeri Hoxha, në lagjën “Haxhias”.
· Afrim Vullnetari, në lagjën “5 Maj”, në lokalin e njohur si “Lokali me Harqe”, që shërben edhe si bazë e shpërndarjes së lëndëve narkotike në qytetin e Elbasanit.
· Fadil Meta, Gent Sharra, Klement Xhaferri, dhe Durim Sadiku në lagjën “Fushë-Mbret”. Materialet e plota për këta shtetas dhe shumë të tjerë, në total 43 persona, janë dorëzuar në SPAK. Ne e nxisim organin e akuzës të veprojë më shpejtësi, t’i shërbejë ligjit dhe interesit publik, duke proceduar penalisht personat e përfshirë", ka thënë Bardhi./M.M-dritare.net