Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

PD akuzoi se qytetari nuk ka përfituar nga rindërtimi/ Bushati e përgënjeshtron!

PD akuzoi se qytetari nuk ka përfituar nga rindërtimi/ Bushati e

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka denoncuar rastin e një qytetari i cili pretendon se nuk ka përfituar nga “Programi i Rindërtimit”.

“Me Arben Gjokën, apartamenti i të cilit u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit. Ai tha se shteti nuk e ka përfshirë në programin e rindërtimit dhe as në bonusin e qirasë. Ai i kërkon shtetit shqiptar që të futet në programin e rindërtimit dhe të jepet një zgjidhje”, ka shkruar Zhupa krahas fotos me qytetarin në fjalë.

PD akuzoi se qytetari nuk ka përfituar nga rindërtimi/ Bushati e

Nga ana tjetër pas këtij denoncimi kreu i Partisë Socialiste për Tiranën, Ervin Bushati ka përgënjeshtuar Zhupën, duke theksuar se ky është përdorim i qytetarëve nga Partia Demokratike.

“PD vazhdon të përdorë qytetarët dhe me dije; edhe kur e ka të qartë hapësirën ligjore, edhe në rastin sot! Ne i garantojmë mbështetje edhe qytetarit Z. Arben Gjoka; i cili nuk aplikoi dot në kohë për t’u përfshirë në Programin e Rindërtimit, jashtë çdo afati ligjor. Në rastin më të parë, nëse ligji do krijojë një tjetër mundësi, do ta trajtojmë njësoj si 699 qytetarët e tjerë dhe pa ngjyrime politike”, ka shkruar Bushati.

Nga ana tjetër ai thotë se në Njësinë 8 janë regjistruar në Programin Kombëtar të Rindërtimit 699 aplikime nga familje të prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit. Prej tyre, 54 shtëpi të pariparueshme po rindërtohen nga e para, ndërsa banesat e tjera, me dëme më të lehta kanë përfituar nga grantet e rindërtimit./M.M-dritare.net