
Patozi: Meta ka të drejtë. Basha gënjen dhe për orën!
Dritare.net
Koordinatori i 'Bindjes Demokratike' Astrit Patozi, ka thënë në një intervistë për Report Tv, se Basha po bën fushatë kundër partive të reja. Ai u shpreh se është dakord me një shprehje të presidentit Meta, kur thotë se Basha, gënjen edhe për orën.
“Do doja që as ai të mos merrej se çfarë bëjmë ne, dhe ne me të. Basha që duhet të ishte promotor i një fushate agresive qeveritare, po bën fushatë kundër disa partive të reja që ose do krijohen ose janë krijuar dhe ky është një lajm i keq për PD, dhe Shqipërinë se partia kryesore e opozitës është e kapluar nga një mentalitet stalinist.
Nëse ka ndërmend që të bëjë fushatë kundër nesh, pushka top iu bëftë ne këtu jemi, por ne nuk do merremi me të. Të krijuar nga Rama partitë e reja? Më kujtohet shprehja e Metës, “Lulzim Basha gënjen dhe për orën”. Ajo është një reklamë falas”, tha Patozi./L.F-dritare.net

















