
Pas tragjedisë, në Bejrut shpërthejnë protestat antiqeveritare!
Dritare.net
Protestuesit u përleshën me forcat e sigurisë libaneze në demonstratat antiqeveritare në Bejrut të enjten.
Oficerët e policisë dhe ushtrisë, shpërndanë me gaz lotsjellës dhjetëra njerëz pranë parlamentit.
Demonstruesit u zemëruan nga shpërthimi shkatërrues i së martës, për të cilin zyrtarët thonë se u shkaktua nga 2,750 ton nitrat amoniumi të ruajtur në mënyrë të pa sigurtë që nga viti 2013.
Shumë në Liban thonë se pakujdesia e qeverisë çoi në shpërthim, i cili vrau të paktën 137 njerëz dhe plagosi rreth 5,000 të tjerë.
Shpërthimi shkatërroi rrethe të tëra në kryeqytet, ndërsa shtëpitë dhe bizneset ujanë rrënuar plotësisht. Dhjetëra njerëz janë ende të pa gjetur.
Agjencia shtetërore e lajmeve thotë se 16 persona janë arrestuar si pjesë e një hetimi të shpallur nga qeveria këtë javë.
Që nga katastrofa dy zyrtarë kanë dhënë dorëheqjen. Deputeti Marwan Hamadeh u tërhoq të mërkurën, ndërsa ambasadori i Libanit në Jordan Tracy Chamoun u tërhoq të enjten, duke thënë se katastrofa tregoi nevojën për një ndryshim në udhëheqje.
Më parë të enjten, Presidenti Francez Emmanuel Macron gjithashtu vizitoi qytetin dhe tha që Libani duhej të shihte "ndryshim të thellë" nga autoritetet.
Ai gjithashtu bëri thirrje për një hetim ndërkombëtar për katastrofën./ I.M-Dritare.net

















