Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Pas takimit me Ramën, fermerët: Qeveria nuk e njeh gjendjen tonë të vërtetë

Pas takimit me Ramën, fermerët: Qeveria nuk e njeh gjendjen tonë

Takimi i sotëm mes fermerëve dhe kryeministrit Rama duket se më shumë ka qenë informues. Ata kanë biseduar për disa minuta në ambientet e Kuvendit. Në një prononcim për median, fermerët thanë se do të takohen sërish me kryeministrin, për të vijuar bisedimet me qëllim arritjen e një marrëveshjeje.

'Kërkojmë ndihmën e shtetit. Ne jemi punëtorë me duart tona ushqehet populli. Kështu siç jemi, ndihma të vijë direkte tek fermeri. Duhet të na përkrahin që të punojmë tokat tona. Do marrim një vendim, por duam që të kemi zgjidhje shpresojmë nga kryeministri që të kemi zgjidhje. Kryeministri na ka premtuar se do të takohemi në vazhdim. Nëse ulen me ne mendojmë se do të arrijmë diçka. Ndamë dhe shumë këndvështrime të tjera. Mendojmë se qeveria nuk e njeh gjendjen reale të fermerëve'- thanë fermerët./L.F-dritare.net