Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Pas vdekjes së bashkëshortit, vjehrrit i rrëmbejnë djalin. E reja: Nuk e di a është gjallë!

Pas vdekjes së bashkëshortit, vjehrrit i rrëmbejnë djalin. E

Ille Gjuni, nëna e 3-vjeçarit i cili mbahet i fshehur nga gjyshërit rrëfeu për mediat se i mituri prej 4 ditësh rezulton i zhdukur.

View this post on Instagram

A post shared by Dritare Tv (@dritare_tv)

E reja tregoi po ashtu se babai i të miturit ka ndërruar jetë rreth një vit më parë në një aksident me makinë. Po ashtu Ille ka rrëfyer se hera e fundit që e ka parë djalin e saj, ka qenë kur e ka lënë vetëm me gjyshërit për disa orë.

Pjesë nga deklarata:

Kur ta kanë marrë fëmijën, sa ditë u bënë?

-U bënë sot 4 ditë, ma kanë marrë që të Shtunën në mëngjes, e s’ma kanë sjellë…

Kur ka humbur jetën bashkëshorti juaj?

-Ka një vit e dy muaj që ka vdekur, dhe ata duan që të marrin çunin. Në fillim nuk ma jepnin, kam ikur me zor. Ata s’pranonin. Vjehrri dhe vjehrra vinin çdo fundjavë, ua lija unë, jo me ligj. U thoja ikni te ligji, nuk pranonin. Ua kam lënë vetë. Disa orë, nga ora 9 e mëngjesit. Pastaj kur shkon ora 3, i marr në telefon u them ku jeni. Pse s’keni ardhur? Më thanë s’ta sjellim më.

Çfarë bëtë ju?

-Ja direkt te policia. Shkova në shtëpi, s’ishte. Pastaj denoncova.

Çfarë ka bërë policia deri tani?

-I kanë marrë në telefon, u bënte presion dhe atyre. Nuk e sjell, vetëm kur të ma japë mua çunin. Kërkonte kushte, që ta marrë ai, të mos dalë jashtë shtetit. Ai nuk tregon se ku është fëmija. Thotë nuk e di, gënjen.

Nga jeni me origjinë?

-Unë jam nga Dibra, ata nga Kukësi. Duan që ta marrin ato. Ato jetojnë në Durrës, por nga Kukësi me origjinë.

Çfarë kërkoni ju si nënë?

–Dua çunin tim, policia e shteti të ma sjellin. Ka 4 ditë që se kam parë, a është gjallë, a e kanë marrë jashtë shtetit. Dua fëmijën tim, të gjendet sa më shpejt./M.K-dritare.net