Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Pas protestës në Porto-Novo, Rama ka një lutje për protestuesit

Pas protestës në Porto-Novo, Rama ka një lutje për


Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës së zhvilluar një ditë më parë në zonën e Zvërnecit, ku qytetarë dhe aktivistë kundërshtuan projektin turistik në Porto Novo. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkroi:

"MIRËMËNGJES dhe me një lutje të përulur revolucionarëve, që kur të shkojnë herë tjetër në atë breg për t’u qarë hallin flamingove, të mos i bëjnë për të qarë duke ua zhvirgjëruar plazhin me makinat e tyre - se do kujtojnë të shkretët zogj se filloi ndërtimi i parkimit aty, e do marrin arratinë siç e kishin marrë përpara moratoriumit 10 vjeçar të gjuetisë - po t’i lënë rrotat tek rruga automobilistike e të ecin si flamingo deri tek buza e detit pa u trembur nga papastërtitë, por mundësisht pa i shtuar ato si dje që i kishin lënë mbrapa kanoçet e birrës, ju uroj të gjithëve një të diel të qetë.", shkruan Rama./K.C/dritare.net