
Zonja e Parë e ShBA-së, Jill Biden rezulton pozitive me Covid-19!
Dritare.net
Zonja e Parë e SHBA-së, Jill Biden rezultoi më 16 gusht pozitive me virusin Covid-19. Sipas zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë, gruaja e presidentit amerikan Joe Biden, filloi të përjetonte simptoma të ngjashme me ato të etheve, dhe si rrjedhojë iu nënshtrua të martën një testi molekular ku rezultoi pozitive.
Zonja e Parë, në përputhje me udhëzimet e autoriteteve shëndetësore amerikane, do të qëndrojë në izolim për pesë ditë. Jill Biden do të trajtohet me medikamentin anti-viral Paxlovid. “Ajo ndodhet aktualisht në një rezidencë private në Karolinën e Jugut dhe do të kthehet në shtëpi pasi të ketë marrë dy teste negative të njëpasnjëshme”, thuhet në deklaratën Shtëpisë së Bardhë.
Diagnoza e saj pozitive ndaj COVID-19 vjen vetëm disa javë pasi presidenti amerikan rezultoi pozitiv ndaj virusit në muajin korrik./M.T/dritare.net

















