Pas largimit nga Shqipëria, Lea Ypi në Kosovë: Faleminderit Albin!
E Premte 9 Janar 2026, 09:09
Dritare.net

Pas një mesazhi të fortë në rrjetet sociale, ku shkrimtarja shqiptare e njohur ndërkombëtarisht ndante zhgënjimin për sulmet që iu bënë në rrjetet sociale, Lea Ypi ka ikur nga Shqipëria dhe ka shkuar në Kosovë.

Ndërsa ka ndarë fotot me kryeministrin Albin Kurti ajo e falënderon për takimin atë dhe gjithë miqtë e Kosovës.

"Faleminderit Albin, miq kosovarë për pritjen si gjithnjë të ngrohtë në Prishtinë, faleminderit Prof Aliu Aliu e gjithë pjesëmarrësve në diskutim për vlerësimin e librit dhe fjalët e mira! Mirupafshim këtë verë!", shkruan Ypi në rrjetet sociale./L.F-dritare.net