Pas Besnik Dushajt në Tropojë, PD eliminon edhe një eksponent tjetër në Has
Dritare.net
Partia Demokratike, ka hyrë të premten zyrtarisht në zgjedhjet e brendshme ku anëtarësia po voton në bllok kandidatët që duan të kalojnë në fazën tjetër të përzgjedhjes së deputetëve.
Nga lista shumë emërore, anëtarësia duhet të zgjedhë një ose më shumë kandidatë që duan të s'kualifikojnë nga ajo listë.
Kështu, pas s'kualifikimit të ish-kryebashkiakut të Bajram Currit, Besnik Dushaj, një ndër emrat më të rëndësishëm të PD në Tropojë, është skualifikuar edhe ish-kreu i ish-komunës më të madhë të Hasit Golaj, Zenel Kastrati.
Emrat që kaluan në fazën tjetër janë: Ish-zv.ministri Avenir Peka; Kreu i Forumit Rinor të PD Has Demush Kastrati; Ish-prefekti i Qarkut Kukës, Elez Maçi dhe ish-kandidati për deputet Ismet Jaku./ I.M-Dritare.net