
Parashqevi Simaku lë spitalin. Si është gjendja e saj!
Dritare.net
Këngëtarja shqiptare Parashqevi Simaku ka dalë nga spitali në Nju Jork, ku po trajtohej për shkak të situatës së rënduar psikologjike. Është Elton Ilirjani i cili ka ndarë disa foto të artistes shqiptare, më e bukur se kurrë.
“Surprizë! Ia dolëm”, shkruan biznesmeni.
Disa ditë më parë, Ilirjani theksoi se me daljen nga spitali nuk do të thotë se ka kaluar problemi. Ai kërkoi ndihmë për përkujdesjen që i duhet Parashqevisë pas kurimit në spitalin psikiatrik.
“Kjo s’do të thotë se çdo gjë ka kaluar. Unë e di që kur ajo të dalë, do të vazhdojë me dëshirat e saj, me mënyrën si e shikon të gjithë këtë gjendje, por ne do të jemi aty për ta ndihmuar. Ky ka qenë një muaj me shumë dhimbje, me shpresë, me frikë, por po ia dalim”.
“I bëj thirrje të gjitha grave shqiptare, ato që kanë kohë të lirë, që të mund të na ndihmojnë gjatë akomodimit të Simakut në shtëpinë e saj të re. Apo për të qëndruar me të gjatë ditës dhe natës, për t’i qëndruar pranë.
Do doja ta bëja unë këtë punë 24/7, por kushtet e mia nuk ma lejojnë. Nuk kam fjalë nga gjithë kjo eksperiencë, ka qenë shumë e bukur dhe shumë lodhëse. Dalja nga spitali nuk do të thotë që ka kaluar problemi, do të thotë që puna fillon këtu”./L.F-dritare.net

















