Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Parashikimi i motit për sot!

Parashikimi i motit për sot!

Vendi ynë këtë të mërkurë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet fillimisht me kthjellime e alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Duke filluar prej orëve të mesditës reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit.


Pas orëve të pasdites reshjet e shiut të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët deri mesatar në të gjithë territorin. Në orët e vona të mbrëmjes në zonën e Alpeve, verilindje - lindje - juglindje në lartësitë mbi 900-1000 metër reshje dëbore me intensitet të ulët e lokalisht mesatar

Era me drejtim juglindje - verilindje me shpejtësi mesatare 10 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 25m/s

Valëzimi në det do të jetë i forcës 5-6 ballë.