
Paracaktonin fituesin e tenderave, kush janë 4 të arrestuarit në Universitetin e Kamzës!
E Premte 23 Shtator 2022, 16:04
Dritare.net
Zbardhen emrat e katër të arrestuarve në Universitetin Bujqësor të Tiranës, të cilët akuzohen se abuzuan me tenderin për plehrat kimike.
Të arrestuarit:
- Ali Rasha, me detyre Drejtor i Fermës Didaktike Eksperimentale ne Universitetin Bujqësor Tiranë.
- Tahir Ballgjini me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Bujqësisë.
- Rushit Suna, me detyrë specialist i sektorit të bujqësisë.
- Ahmet Mejdani, me detyrË magazinier në magazinen qendrore në Universitetin Bujqësor Tiranë.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në role të ndryshme, paracaktonin fituesin e tenderave, kryenin hyrje dhe dalje fiktive të mallrave në magazina, duke shpërdoruar detyrën, sipas njoftimit të policisë./Xh.Xh/dritare.net

















