Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Papunësia gjatë pandemisë/Rama: Shqipëria ka humbur më pak se vendet e tjera

Papunësia gjatë pandemisë/Rama:  Shqipëria ka humbur më

Kryeministri, Edi Rama ka dalë në një konferencë për shtyp, për të folur për rindërtimin dhe impaktin në ekonomi, si të tërmetit, ashtu edhe të virusit. Ndërsa foli për papunësinë gjatë pandemisë, kryeministri u shpreh se, krahasuar me vendet e tjera, Shqipëria ka humbur relativisht më pak vende pune. Ndër të tjera, Rama thotë se, brenda vitit qeveria do të tejkalojë shifrat e shkurtit të 2020-ës dhe kjo falë programit të ripunësimit. Kreu i qeverisë, tha se, kanë një sfidë për të fituar, raporti mes punës dhe pagës. Ai tregon se nuk do të ketë më pagë minimale nën 300 mijë lekë të vjetër.

“Gjatë javës së fundit kemi marrë masa të tjera, e para për ripunësimin. Për personat që humbën vendin e punës gjatë karantinës, sot kemi një shifër të saktë. Kemi 13 mijë persona ende të pariintegruar, nga rreth 33 mijë që e humbën vendin e punës si pasojë e karantinës. Krahasuar me vendet e tjera, besoj se hyjmë tek vendet që kemi humbur në terma relativ më pak. Sot jemi në kushtet kur janë 1 mln minus në Rumani, apo 45 mijë në Kosovë. Serbia 200 mijë. Këto nuk janë për të thënë se jemi përballë një çudie, apo mrekullie. Duam të ripunësojmë më shpejt ata që ishin të punësuar me herët. Ndaj kemi vënë në dispozicion programet e ripunësimit. Në harkun e një viti, do ta tejkalojmë nivelin e shkurtit të këtij viti, muaj i fundit para karantinës, ku ka pasur 11 % papunësi, shifër e konfirmuar nga Banka Botërore. Jo në raport me ata që bëjnë spekulime dhe thonë se; ‘jo ka njerëz që kanë ikur nga Shqipëria’. Ky i shkurtit është niveli më i ulet i popullsisë në rajon. Ne kemi një sfidë për të fituar që është raporti mes vendit të punës dhe pagës, që patjetër duhet atakuar me rritjen e pagës minimale. S’do ketë më pagë minimale nën 300 vjetra. Nuk flasim për një ‘do të’ , por një ligj i Kuvendit të Shqipërisë në korrik. Sot biznesi i vogël, deri në 100 mln xhiro është i çliruar nga tatim-fitimi dhe TVSH. Ndërsa biznesi i vogël, ka TVSH dhe është i çliruar totalisht nga tatim-fitimi.”- tha Rama./K.C/dritare.net