Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Pandemia/ Rama publikon shifrat, tregon sa punonjës përfituan nga paketat ekonomike

Pandemia/ Rama publikon shifrat, tregon sa punonjës përfituan nga

Kryeministri, Edi Rama ka postuar në Facebook disa të dhëna nga thesari i shtetit për shumat e paguara për të prekurit nga Covid-19. Sipas të dhënave të publikuara nga Rama, nga paketa e parë kanë përfituar 65.361 persona, me vlerën 5.1 miliardë lekë. Ndërsa nga paketa e dytë, 172,522 persona me vlerën 6.9 miliardë lekë, në total përfituan 237.883 të punësuar.

"MIRËMËNGJES dhe me këto të dhëna të nxjerra nga thesari i shtetit, për shumat e paguara nga qeveria si mbështetje direkte për të prekurit në vendin e punës nga vala goditëse e Covid19 gjatë muajve të mbylljes së madhe, ju uroj një ditë të mbarë.", shkruan Rama./K.C/dritare.net

Pandemia/ Rama publikon shifrat, tregon sa punonjës përfituan nga