Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Pandemia/ Kufizohet lëvizja në kufirin me Malin e Zi!

Pandemia/ Kufizohet lëvizja në kufirin me Malin e Zi!

Për shkak të pandemisë, Mali i Zi, ka vendosur rregulla të reja, për shtetasit të cilët duan të hyjnë në kufirin malazez, nga Shqipëria.

Deri ditën e hënë, (datë 23.11.2020) në pikën kufitare Hani i Hotit, do të lejohen të hyjnë në Malin e Zi, vetëm personat me leje qëndrimi, me leje pune, ata të cilët kalojnë transit në territorin malazez dhe ata që udhëtojnë drejt Aeroportit të Podgoricës (të cilët duhet të jenë të pajisur me prenotimet e biletave).

Nga Muriqani në drejtim të Malit të Zi, lejohet të kalojnë edhe ata persona të cilët kanë prenotuar hotelet për fundjavën në Mal të Zi.

Nuk ka ndryshime, përsa i takon lëvizjes së mjeteve të transportit dhe të regjimit tregtar.

Këto kufizime janë të vlefshme edhe për Pikën e Kalimit Kufitar Muriqan dhe Bashkim. Në Pikën Bashkim Vermosh, lejohen vetëm shtetasit shqiptarë të cilët duan të dalin nga Mali i Zi, në drejtim të Shqipërisë.

Policia Kufitare Shkodër, iu bën thirrje të gjithë qytetarëve të cilët nuk bëjnë përjashtim nga këto kufizime, të shmangin udhëtimin në drejtim të këtyre Pikave të Kalimit Kufitar./L.F-dritare.net