
Shumë shtete kanë nisur të lehtësojnë masat kufizuese, edhe pse infektimet vijojnë të renë në shifra të larta. Pas Britanisë së Madhe edhe Italia do të nisë hapjen graduale nga 26 prilli, i gjithë vendi do të kalojë në ngjyrën portokalli, që parashikon hapjen e disa aktiviteteve. Restorantet do të hapen vetëm jashtë por ora policore do të jetë ende në fuqi edhe pas 26 prillit. Shkollat do të hapen tërësisht, ndërsa fillimisht aktivitetet e ndryshme do të lejohen vetëm në ambientet jashtë. Kryeministri Draghi tha se vaksinimi po ecën në nivele të mira, ndaj kjo ka ndikuar edhe në lehtësimin e masave./L.F-dritare.net

















