
Pandemia bën bashkë Manastirliun dhe Metën. Ja çfarë u diskutua në takim!
Dritare.net
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastrirliu zhvilloi sot një takim me presidentin e vendit, Ilir Meta, në lidhje me situatën aktuale dhe ecurinë e pandemisë në vend.
“Strategjia që po ndjekim ka nevojë për bashkëpunimin e qytetarëve për të përballuar situatën e shkaktuar si pasojë e COVID-19. Vetëm nëpërmjet zbatimit të masave dhe protokolleve, nëpërmjet shembullit personal, do të mundemi t’ia dalim së bashku, edhe në këtë fazë të pandemisë”, tha ministrja Manastirliu.
Presidenti Meta dhe Ministrja Manastirliu theksuan domosdoshmërinë e vijimit të koordinimit midis autoriteteve qendrore dhe vendore. Kreu i shtetit nënvizoi nevojën e forcimit të bashkëpunimit të ngushtë me të gjitha vendet fqinje për marrjen e masave për parandalimin dhe përhapjen e mëtejshme të COVID-19, me qëllim rihapjen sa më parë të kufijve tokësorë./L.F-dritare.net

















