Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Pandemia/BE shton katër vende të tjera në listën e kuqe

Pandemia/BE shton katër vende të tjera në listën e kuqe

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) ka shtuar katër vende të tjera në listën e kuqe të hartës së koronavirusit, që do të thotë se këto shtete kanë kapërcyer pragun e 120 infeksioneve për 100,000 njerëz në dy javët e fundit.

Holanda, Islanda, Danimarka dhe Hungaria u shtuan në listë sot.

Holanda ka regjistruar 2,921 raste të reja në 24 orët e fundit. Vendi prezantoi një sërë masash shtesë për të luftuar një valë të dytë, duke përfshirë mbylljen e të gjitha bareve dhe restoranteve pas orës 22:00.

Islanda raportoi mbi 80 raste të reja gjatë fundjavës sipas ECDC, por duke pasur parasysh popullsinë e vogël të vendit edhe rritja më e vogël e rasteve mund të ketë një ndikim të rëndësishëm në shkallën e infeksionit.

Danimarka ka parë numrin më të lartë të rasteve të reja në katër muaj, sipas të dhënave të ECDC.

Lista e plotë e vendeve "të kuqe", me më shumë se 120 raste për 100,000 njerëz:

Spanjë (320)

Republika Çeke (267)

Francë (235)

Luksemburgu (189)

Belgjikë (171)

Holanda (171)

Islanda (128)

Danimarka (128)

Hungaria (127)./L.F-dritare.net