Pamjet me dron/ Ja si u gjetën dhe u arrestuan bashkëpunëtorët e Martinajt!
E Premte 12 Dhjetor 2025, 10:10
Dritare.net

Policia e Shtetit ka publikuar pamjet me dron nga arrestimi i Alket alias Fredi Xhixha dhe Elvin Mërnika, të cilët ishin fshehur në dy vila dy katëshe në zonën e Fushë-Kuqes pranë lumit.
View this post on Instagram
Banesat janë e pozicionuar larg zonave të banuara në një terren të vështirë. Në afërsi të banesave ndodhet dhe një varkë e dyshuar se i përket personave të arrestuar , me të cilën mendohet se Mërnika dhe Xhixha e përdornin për të lundruar nga lumi Droja në drejtim të Largunës së Patokut. Nga aksioni policor i zhvilluar mëngjesin e sotëm, policia gjeti dhe sekuestroi dy armë zjarri pistoleta, dy armë gjahu, dy radio si ato të policisë, një jelek antiplumb dhe municion luftarak.
Merlika dhe Xhixha njihen ndryshe si ushtarë të Ervis Martinajt.