Pamjet e dhunës barbare ndaj 48 vjeçarit në Tiranë! Autorët akuzohen se morën hak për sherrin e bujshëm në Palasë!
Dritare.net
Kamerat e sigurisë kanë filmuar dhunën brutale ndaj 48 vjeçarit, Adriatik Roshi në një berberhane në zonën e ish-Doganës në Tiranë, të dielën e 5 janarit 2025.
Në pamjet e siguruara shihen 4 persona, të maskuar dhe pajisur me sëpatë, e leva të cilët hyjnë brenda e godasin në pjesë të ndryshme të trupit Adriatik Roshin, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës në gjëndje të rëndë.
Biznesmeni Luçiano Koçeku, i njohur dhe si Tur Koçeku dhe 5 anëtarë nga fisi i tij, akuzohen se janë të përfshirë në organizimin e dhunës barbare ndaj 48-vjeçarit, si hakmarrje për sherrin masiv gushtin e 2024-ës në club Sin në Palasë.
Policia njoftoi dje se të arrestuar për këtë ngjarje janë Gani Koçeku dhe Ledio Tusha, ky i fundit nipi i Luçiano Koçekut, i njohur si Tur Koçeku, po ashtu i shpallur në kërkim me 3 të tjerë, Ronald Koçeku, Dino Koçeku dhe Gëzim Koçeku, të gjithë familjarë me njëri-tjetrin. Kokat e organizimit të dhunës barbare ndaj Roshit dyshohet të jenë 2 vëllezërit Tur Koçeku dhe Abedin Koçeku, si hakmarrje për rrahjen e tij në një lokal në Palasë në gusht të vitit të kaluar./E.P-dritare.net