Pamje! Zjarr i madh tek ish-metalurgjiku në Elbasan!
E Mërkurë 4 Shtator 2024, 15:03
Dritare.net
Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë këtë pasdite në ish-kombinatin metalurgjik, Elbasan. Mësohet se shkak për flakët është bërë një shkëndije elektrike, si dhe situata është tepër e rëndë pasi zjarri po i afrohet dhe fabrikave të tjera.
“Rreth orës 15:00, në ish-kombinatin metalurgjik, në një fabrikë plastike, ka rënë zjarr, dyshohet prej një shkëndije elektrike.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve, nga të cilat janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit”, njofton policia./M.K-dritare.net