
Paloka: Protesta e sotme mesazh për ndërkombëtarët!
Dritare.net
Bllokimi i akseve rrugore ishte qëllimi i protestës së sotme, u shpreh deputeti Edi Paloka nga rrethrrotullimi i Shkozetit në Durrës, ku po vijon protesta e demokratëve. Me këtë protestë thotë Paloka, PD-ja do t'i japë dhe një mesazh ndërkombëtarëve se nuk pajtohet me ta dhe qëndrimet e tyre për stabilitet.
"Nuk vjedhin vetëm opozitën Rama me Ballukun por të gjithë shqiptarët. Nuk është betejë e opozitës. Nëse shqiptarët nuk i thonë të keqes Ndal, e kemi tek dera e shtëpisë. Mendoj se ka dhe qytetarë që nuk janë anëtarë të Partisë Demokratike. Edhe socialistët duhet të jenë këtu. E keqja është në derë të gjithëve. Kjo protestë është dhe një lloj paralajmërimi. Për ata që duan të shohin dhe të dëgjojnë. Edhe për ata që e kanë lënë Shqipërinë në periferi, e kam edhe me ndërkombëtarët. Po u tregojmë që nuk e pranojmë këtë kompromis. Nuk shesim Shqipërinë për stabilitet. Kemi bllokim për 3 orë.", tha Paloka./K.C/dritare.net

















