Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Palnikaj: Në 500 vjet pushtim turk pati 24 kryeministra shqiptarë!

Palnikaj: Në 500 vjet pushtim turk pati 24 kryeministra shqiptarë!

Në emisionin “Shqip” nga Dritan Hila ishte i ftuar studiuesi Mark Palnikaj për të folur për masakrat e pushtimit 500 vjeçar turk në vendin tonë.

Ai tregoi se teza se shqiptarët kanë bashkëqeverisur me turqit ka qenë një ndër më të komentuarat dhe deri diku jo pa të drejtë pasi në kohën e pushtimit ka pasur shumë shqiptarë në pozicione drejtuese. Megjithatë Palnikaj tha se asnjë nga këta zyrtarë shqiptarë nuk kontribuoi diçka për vendin e vetë.

"Peter Bartl, në librin e tij “Islamizimi i shqiptarëve” hodhi një ide revolucionare që zgjoi shumë reagime. Ai shkruajti se shqiptarët nuk u pushtuan nga turqit për 500 vjet, por bashkëqeverisën me ta. Kjo është diskutuar jashtëzakonisht shumë në shtyp dhe në media. Ai njëfarë të drejte e ka, nuk hedh një supozim kot. Kjo sepse gjatë 500 vjetëve ishin 24 kryeministra me origjinë shqiptare. Vetëm sulltan nuk pati shqiptar. Pati shume qeveritarë në pozicione drejtuese që ishin shqiptarë. Megjithatë ata 500 vjet nuk bënë asgjë për Shqipërinë. Nuk kanë lënë asnjë vepër, asnjë urë, asnjë rrugë apo ndërtim.", tha ai./M.K/dritare.net