
Palestina i përgjigjet me raketa marrëveshjes Emirate-Bahrein-Izrael
Dritare.net
Sirenat paralajmëruese të zjarrit me raketa nga Gaza tingëlluan në Izraelin jugor të martën ndërsa po zhvillohej një ceremoni në Uashington për nënshkrimin e marrëveshjeve për normalizimin e marrëdhënieve midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahreinit.
Ushtria izraelite tha se alarmi ishte dhënë në qytetet bregdetare të Ashkelon dhe Ashdod.
Kanali 12 i Izraelit tha se dy persona u plagosën nga fragmentet e raketave në një qendër tregtare në Ashdod.
Në Gaza, e cila kontrollohet nga grupi militant islamik Hamas, dhjetëra palestinezë u mblodhën jashtë një zyre të Kombeve të Bashkuara për të dënuar normalizimin me Izraelin, pak para fillimit të ceremonisë së nënshkrimit në Shtëpinë e Bardhë.
"Palestina nuk është për shitje", brohorisnin protestuesit./ I.M-Dritare.net

















